Çmimet e plehrave për bujqësi po fluturojnë, e qeveria me pakon “Inflacioni 2.0” po blen vota në vend se me menaxhu krizën!
Çmimet e plehrave për bujqësi kanë pësuar rritje të theksuara muajt e fundit. Sot ministrat e vendeve anëtare të BE-së po takohen me shiku si munden me i ndihmu sektorit, se kjo është një goditje direkte në kostot operacionale dhe prodhim të produkteve bujqësore. Rrjedhimisht, goditet direkt kostoja e ushqimeve dhe jetesës për qytetarët.
Kjo më kujton këtë pakon e famshme “Inflacioni 2.0” me nga 100 euro për me jau ble votën qytetarëve! Nëse qeveria kishte dashur me e luftu inflacionin dhe me ju ndihmu qytetarëve dhe bujqve e fermerëve:
Fillimisht kishte intervenuar për largimin apo adaptimin e akcizës dhe TVSH-së për naftë, që fermerët mos me ble naftën deri 2 euro gjatë lavrës së pranverës, ashtu si ndodhi. Kjo direkt i rritë kostot operative dhe e rritë çmimin e produkteve tona vendore, rrjedhimisht i bën më pak konkurruese me vendet e rajonit dhe Turqinë.
1. E kishin përgatitur programin e subvencioneve dhe e kishin lansuar me kohë që fermerët dhe bujqit t’i kenë financat kur ju duhen, në pranverë! Tash me siguri po pritet që disa ditë para zgjedhjeve me u lansu thirrja për subvencione, por derisa përfundon procesi i aplikimeve dhe verifikimeve, fermerët tek në vjeshtë apo dimër kanë me i pranu mjetet. Këto mjete kanë me shku poshtë, se nuk kanë me u përdorë për bujqësi por ndoshta me u pagu faturat e rrymës dimrit apo për kosto tjera të jetesës;
2. Sikur të kishin dashur të ndihmojnë rreth inflacionit, e kishin rritur vlerën e përkrahjes për fermerët për shkak të rritjes së kostos së naftës dhe plehrave. Kjo është e domosdoshme dhe një ndër mënyrat e vetme me ndihmu me stabilizim të çmimeve duke e rritur prodhimin dhe inputin vendor me çmime të përballueshme. Nuk i kanë adaptuar dhe rritur vlerat e ndihmave bujqësore, por janë komplikuar edhe më shumë të ndara në pjesë të ndryshme!
3. Në përgjithësi, Qeverisë së Kosovës nuk i intereson aspak për inflacionin, bujqësinë, prodhimin, qytetarët e familjet kosovare. Atyre me gjasë ju intereson me pas sa më shumë inflacion, që me u ‘rritë’ të hyrat nga taksat, e me ato mjete me jau ble votën qytetarëve… të cilët kanë me paguar çmime shumë më të larta dhe prodhimi vendor do të dëmtohet!
….
Mos te harrojmë, vlera e importeve në mallra ka shkuar në 7 miliardë në vit, ndërsa e deficitit tregtar në mallra 6 miliardë. Kjo i bie secilin muaj humasim rreth 500 milionë euro me tregti të mallrave dhe importojme thujase gjithcka që konsulmojmë. E përkrahja për të gjithë femerët është vetëm 77 milionë në vit! 7 miliadë importi, 77 milionë përkrahja, pra vetëm 1% e importit.