Hyrja e profesionistëve në politikë, Dr. Metë Shatri pjesë e listës së Vetëvendosjes

Prishtinë | 26 Maj 2026 | 20:01 | Nga Ekonomia Online

Dr. Metë Shatri është një nga emrat e rinj që iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje para zgjedhjeve
parlamentare të 7 qershorit. Stomatologu nga Istogu, me karrierë të konsoliduar në Prishtinë, po
ndërmerr tani një formë tjetër shërbimi ndaj qytetarëve.

Ai vendosi t’i bashkohet vizionit politik të Albin Kurtit në një moment kur vendi kërkon njerëz
me formim të lartë dhe integritet të provuar.

Me vite përvojë profesionale dhe kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët, Dr. Shatri beson se kjo përvojë mund të shërbejë edhe brenda institucioneve.

Themelues i klinikës stomatologjike “DentLine” në Prishtinë, ai është specialist i endodoncionit dhe autor i punimeve shkencore në fushën e stomatologjisë.

Veprimtaria e tij ka pasur gjithmonë një dimension shoqëror. Nëpërmjet klinikës ka mbështetur
studentë, punëtorë, zyrtarë policorë dhe klube sportive, duke treguar se angazhimi ndaj
komunitetit nuk ka nevojë të presë derën e parlamentit.

Tani ajo derë është hapi i radhës. Dr. Shatri hyn në garën zgjedhore me numrin 92 në listën e
Lëvizjes Vetëvendosje.

Të ngjashme