I gjithë rajoni i Mitrovicës mbetet pa ujë

Prishtinë | 28 Maj 2026 | 21:48 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se i gjithë rajoni i Mitrovicës do të mbetet pa furnizim me ujë të pijes, për shkak të ndërprerjes së furnizimit me ujë të papërpunuar nga ana e N.H. Ibër-Lepenc.

Sipas njoftimit zyrtar, si pasojë e kësaj ndërprerjeje është ndalur procesi i prodhimit të ujit në Impiantet për Trajtimin e Ujit në Shipol dhe Balinc.

“Si pasojë e kësaj ndërprerjeje, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes në tërë rajonin e Mitrovicës”, thuhet në njoftim.

Nga ujësjellësi bëhet e ditur se ekipet janë në koordinim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse dhe se, sipas informacioneve aktuale, ndërprerja nuk pritet të zgjasë shumë.

Ujësjellësi thotë se rifillimi i prodhimit të ujit do të bëhet menjëherë pas rikthimit të furnizimit me ujë të papërpunuar.

Të ngjashme