Ndërron jetë në Mekke haxhiu Adnan Arifi, varroset atje

Prishtinë | 28 Maj 2026 | 22:05 | Nga Ekonomia Online

Me pikëllim të thellë është bërë e ditur se pas kryerjes së obligimit të shenjtë të haxhit, ka ndërruar jetë papritur haxhiu Adnan Arifi nga fshati Pirok, i lindur në vitin 1967.

Sipas njoftimit, pas dakordimit me familjarët, i ndjeri është varrosur në varrezat e Mekës, në tokën e bekuar ku, siç thuhet, zemrat e besimtarëve drejtohen me mall e lutje.

Njoftimi i plotë:

Me pikëllim të thellë njoftojmë se pas kryerjes së obligimit të shenjtë të haxhit, ka ndërruar jetë papritur haxhiu Adnan Arifi nga fshati Pirok, i lindur në vitin 1967.

Pas dakordimit me familjarët, i ndjeri është varrosur në varrezat e Mekës, në tokën e bekuar ku zemrat e besimtarëve drejtohen me mall e lutje.

Lusim Allahun e Madhëruar ta mëshirojë me mëshirën e Tij të pafundme, ta pranojë haxhin e tij dhe ta bëjë prej banorëve të Xhenetit. Familjes, të afërmve dhe gjithë besimtarëve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta, duke lutur Allahun t’u dhurojë durim dhe forcë në këto çaste të rënda.

“Inna lillahi ue inna ilejhi raxhiun.”

Të ngjashme