Arsenali klubi i vetëm që i humb dy finale të Ligës së Kampionëve kur ishin në epërsi

Prishtinë | 30 Maj 2026 | 21:38 | Nga Ekonomia Online

Arsenali e ka humbur finalen e Ligës së Kampionëve, duke u mposhtur nga Paris Saint-Germain pas gjuajtjeve të penalltive.

Gabriel dhe Eze ishin fytyrat tragjike të “Topçinjve” që dështuan nga 11-metërshi, me PSG-në që fitoi me rezultat 4-3, meqenëse koha e rregullt përfundoi me rezultat 1-1.

Me këtë humbje, Arsenali ka vendosur edhe një rekord që nuk do të dëshironte ta kishte, duke u bërë skuadra e parë që i humbë dy finale të këtij kompeticioni pavarësisht që ishte në epërsi.

Në vitin 2006, Arsenali ishte afër ta fitonte trofeun e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës, por që blaugranasit pastaj e përmbysën nga 0-1 në 2-1.

Ndërsa e njëjta situatë ndodhi edhe me PSG-në këtë herë, ku kishin epërsi nga minuta e 6-të falë golit të Kai Havertz, por francezët fillimisht barazuan me Ousmane Dembele e pastaj e mbrojtën titullin e kampionit të Evropës pas penalltive.

Kësisoj, Arsenali ende nuk e di çfarë është epiteti i kampionit të Evropës./Telegrafi/

Të ngjashme