Ballkani e fiton ndeshjen në tavolinë kundër Vushtrrisë

Prishtinë | 29 Tet 2026 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Komisioni i Garave ka marrë vendim që ndeshja ndërmjet FC Vushtrrisë dhe FC Ballkanit të regjistrohet me rezultat në tavolinë 0:3.

Kjo ndeshje nuk u zhvillua për shkak të mosparaqitjes së skuadrës nga Vushtrria, lojtarët e së cilës e bojkotuan ndeshjen si pasojë e mosmarrjes së pagave.  

Pas kësaj, ndeshja eështë regjistruar me rezultat zyrtar 0:3 në favor të ekipit nga Suhareka.

Për këtë vendim, ka njoftuar skuadra e Ballkanit përmes një postimi në rrjetin social Facebook. 

Të ngjashme