La Liga rikutjon golin spektakolar të Muriqit në sezonin 2025/26

Prishtinë | 01 Qer 2026 | 20:43 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Mallorcës dhe i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm në aspektin individual, ndonëse nuk ka arritur të ndihmojë ekipin e tij në objektivat kolektive.

Ylli dardan ka shënuar 23 gola në La Liga në sezonin 2025/26, por këto realizime nuk ishin të mjaftueshme për ta mbajtur Mallorcën në elitën e futbollit spanjoll.

Klubi spanjoll ka rënë nga kategoria pasi ka grumbulluar vetëm 42 pikë në 38 ndeshje, duke përfunduar në pozitën e 18-të në tabelë.

Megjithatë, Muriqi ka lënë gjurmë të thella në historinë e klubit dhe të kampionatit spanjoll.

“Pirati dardan” është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorcës në La Liga, duke tejkaluar legjendën Samuel Eto’o, ndërsa ka thyer edhe një tjetër rekord, duke u bërë lojtari me më së shumti gola në një sezon të vetëm për klubin në elitën e futbollit spanjoll.

Të ngjashme