Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Metë Shatri ka vizituar vendin ku dikur ndodhej Xhamia e Vjetër e Ibrit.
Ai, përmes një postimi në profilin e tij ën rrjetin social Facebook, ka shkruar se do të bëhet rindërtimi i këtij monumenti kulturor dhe do t’i kthehet pamja ashtu siç e meriton.
Video nga Shatri:
“Gjendemi në qytetin e Mitrovicës më saktësisht në vendin ka qenë e ndërtuar xhamia e Ibrit. Me angazhimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ky monument kulturor do të bëhet rindërtimi i tij dhe do t’i kthehet pamja ashtu siç e meriton”, ka thënë ai.