Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën “Mulla Zekë Bërdynaj” në Novosellë të Pejës.
Në këtë rast ishin të përfshira dy vetura.
Kështu deklaroi për Klankosova.tv Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e spitalit të Pejës. Gjithnjë sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.
Gashi tha se “në vendin e ngjarjes ka dal policia dhe hetuesit e aksidenteve të cilët kanë bërë shikimin e vendin të ngjarjes”.
Ai theksoi se lidhur me rastin tashmë kanë nisur hetimet.