Edhe tri ditë fushatë, partitë vazhdojnë tubimet

Prishtinë | 04 Qer 2026 | 08:39 | Nga Ekonomia Online

E enjtja do të jetë me shumë takime e tubime elektorale nga partitë politike.

Kur kanë mbetur edhe tri ditë deri në përfundimin e fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit, subjektet politike do t’i vazhdojnë aktivitetet elektorale në shumë qytete të Kosovës.

Në ditën e tetë të fushatës, partitë kryesore do të kenë deri në katër tubime brenda kësaj dite.

Fushata zgjedhore e Lidhjes Demokratike të Kosovës:

18:00 – Tubim zgjedhor në Vushtrri.

19:30 – Tubim zgjedhor në Podujevë.

20:30 – Tubim zgjedhor në Prishtinë.

Fushata zgjedhore e Lëvizjesë Vetëvendosje:

16:00 – Tubim zgjedhor në Drenas. (Shtëpia e Kulturës)

17:30 – Tubim zgjedhor në Skënderaj. (Restoranti “Freskia”)

19:30 – Tubim zgjedhor në Mitrovicë.

Fushata zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës:

17:00 – Tubim zgjedhor në Dragash. (Bresanë, oborri i shkollës)

18:30 – Tubim zgjedhor në Prizren. (Sheshi Shadërvan)

19:30 – Tubim zgjedhor në Rahovec. (Parku i qytetit)

Fushata zgjedhore e Aleancës:

18:00 – Aleanca mban tubim zgjedhor në Suharekë. (Restaurant ‘Mali’, Suharekë)

Të ngjashme