Një grua është zhdukur në Vushtrri.
Rasti në Polici është raportuar paraditen e së mërkurës.
Policia përmes raportit 24 orësh bën të ditur se lidhur më rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar.
Njoftimi i plotë:
PERSON I ZHDUKUR
Vushtrri / 02.06.2026 – 09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa rasti po hetohet nga ekipet kompetente.