Elmi Reçica viziton akademikun Haki Xhakli, vlerëson kontributin e tij në art dhe kulturë

Prishtinë | 04 Qer 2026 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga PDK-ja Elmi Reçica ka zhvilluar një vizitë në atelienë e piktorit të njohur ferizajas, profesorit dhe akademikut Haki Xhakli, ku u diskutua për artin, krijimtarinë dhe rëndësinë e kultivimit të vlerave kulturore në shoqëri.

Reçica e cilësoi takimin si një moment të veçantë, duke vlerësuar lart veprën dhe kontributin shumëvjeçar të akademikut Xhakli në zhvillimin e artit dhe kulturës shqiptare.

“Në atelienë e piktorit të shquar ferizajas, profesorit dhe akademikut të nderuar Haki Xhakli. Një takim i veçantë mes artit, krijimtarisë dhe vlerave që frymëzojnë breza të tërë. Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedën e këndshme. Respekt për kontributin e çmuar në artin dhe kulturën tonë”, ka shkruar Reçica.

Ai theksoi se personalitete si Haki Xhakli përfaqësojnë vlera të rëndësishme kombëtare dhe shërbejnë si frymëzim për brezat e rinj përmes punës dhe krijimtarisë së tyre artistike.

Të ngjashme