Tubime masive në Han të Elezit dhe Kaçanik, Reçica flet për mbështetje të madhe ndaj PDK-së

Prishtinë | 04 Qer 2026 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica ka njoftuar për takimet që ka zhvilluar të mërkurën në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit.

Reçica, është takuar me familjen e bashkëluftëtarit, Rafiz Sejdiut.

“Një takim i mbushur me respekt, kujtime dhe vlerësim për kontributin e tij të çmuar, si dhe për vlerat që vazhdojnë të ruhen me dinjitet nga familja e tij. Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedën e sinqertë”, ka shkruar Reçica.

Postimi i tij i plotë:

Takim i veçantë me familjen e ngushtë të bashkëveprimtarit, bashkëluftëtarit dhe mikut tim, Rafiz Sejdiut, njërit prej themeluesve të Zonës Operative të Nerodimes, eprorit dhe veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, inxhinierit të shquar ferizajas dhe ish-kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj. Një takim i mbushur me respekt, kujtime dhe vlerësim për kontributin e tij të çmuar, si dhe për vlerat që vazhdojnë të ruhen me dinjitet nga familja e tij. Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedën e sinqertë.

Ndërsa, në Ferizaj ka vizituar kompaninë “Model”, për të cilën ka thënë se është shembull i punës së palodhshme, profesionalizmit dhe cilësisë në prodhimin e dyerve, dritareve, kuzhinave dhe mobilieve.

“Vizitova kompaninë Kosova Model në Ferizaj, një shembull i punës së palodhshme, profesionalizmit dhe cilësisë në prodhimin e dyerve, dritareve, kuzhinave dhe mobilieve. Përkushtimi ndaj cilësisë dhe inovacionit dëshmon potencialin e jashtëzakonshëm të bizneseve tona prodhuese, të cilat kontribuojnë çdo ditë në zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e vendit”, ka shkruar ai.

Kurse nga tubimi në Han të Elezit ka shkruar se qytetarët kanë konfirmuar mbështetjen e tyre për vizionin e zhvillimit, dinjitetit dhe ndryshimit me Bedri Hamzën Kryeministër.

“Nga tubimi në Han të Elezit, qytetarët konfirmuan mbështetjen e tyre për vizionin e zhvillimit, dinjitetit dhe ndryshimit me Bedri Hamzën Kryeministër”, ka shkruar Reçica.

Nga tubimi madhështor në Kaçanik, Reçica ka thënë se u dëshmua edhe një herë se qytetarët janë të vendosur për ndryshim, zhvillim dhe një të ardhme më të mirë me PDK-në dhe Bedri Hamzën Kryeministër.

Të ngjashme