Dy persona kanë ikur nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan, por janë kapur dhe rikthyer në institucion nga Policia e Kosovës.
Sipas raportit policor, më 3 qershor 2026, rreth orës 21:28, policia është njoftuar nga zyrtarët Qendrës Edukuese Korrektuese në Lipjan se dy persona kishin arritur të largoheshin nga qendra.
Menjëherë pas pranimit të informacionit, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime për lokalizimin e tyre.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe më pas janë rikthyer në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan.
“Lipjan / 03.06.2026 – 21:28. Policia është njoftuar nga zyrtarët korrektues të Qendrës Edukuese Korrektuese në Lipjan se dy persona kishin ikur nga qendra. Policia me të marr informacionin ka ndërmarr veprimet taktiko-operative ku edhe ka arritur ti arrestojë të dyshuarit të cilët janë kthyer në Qendër Korrektuese në Lipjan”.