Xhafer Gashi: Në Gjilan e Viti u zotuam se do të jemi zëri i qytetarëve

Prishtinë | 04 Qer 2026 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Xhafer Gashi ka publikuar fotografi nga tubimi zgjedhor që ka pasur mbrëmë kjo parti në Gjilan e Viti.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Gashi ka shkruar se kanë takuar nga afër qytetarët, ku janë zotuar se do të jenë  zëri dhe mbështetja e tyre.

Postimi i tij i plotë:

Në Gjilan e në Viti, atmosferë e jashtëzakonshme!

Bashkë, të pandarë dhe të mobilizuar për ditët e fundit të kësaj fushate.

Patëm kënaqësinë të takojmë qytetarë nga afër, t’i dëgjojmë dhe t’u japim zotimin se do të jemi zëri dhe mbështetja e tyre në çdo hap.

Anembanë Kosovës po ecim bashkë, me të njëjtin qëllim.

Bashkohu edhe ti! ✌️✌️

Voto – Lidhja Demokratike e Kosovës 1️⃣1️⃣3️⃣✅️

Voto – Xhafer Gashi 3️⃣1️⃣✅️

Të ngjashme