Gëzim Hazrolli takon qytetarët e Ratkocit të Rahovecit: Bashkë drejt fitores

Prishtinë | 04 Qer 2026 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së, për deputet Gëzim Hazrolli në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit ka qëndruar në Ratkoc të Rahovecit.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Hazrolli ka thënë se zhvilluan një takim të frytshëm me qytetarët, ku u diskutuan sfidat dhe mundësitë për një Kosovë më të zhvilluar.

Postimi i tij i plotë:

Ratkoci i Rahovecit na priti me ngrohtësi, respekt dhe mbështetje të jashtëzakonshme.

Së bashku me Prof. Avdullah Hoti dhe kandidatët e tjerë, zhvilluam një takim të frytshëm me qytetarët, ku u diskutuan sfidat dhe mundësitë për një Kosovë më të zhvilluar.

Faleminderit strukturave të degës dhe banorëve të Ratkocit për besimin, mikpritjen dhe përkrahjen. Bashkë vazhdojmë drejt fitores!

✅ 35 – Gëzim Hazrolli

✅ 113 – LDK

Të ngjashme