Perez premton një goditje rekord, 150 mln euro investim: Do jetë i kalibrit Ronaldo

Prishtinë | 05 Qer 2026 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Dy ditë përpara zgjedhjeve, në Madrid, gara për president ka arritur pikët më të nxehtë pasi në lojë, duke bërë premtime, është përfshirë edhe Florentino Perez. Numri 1 i Realit e nisi “zjarr” konferencën e tij duke zyrtarizuar në mënyrë indirekte tre goditjet e para, por Perez as që ka ndërmend të ndalet:

“Mund t’iu flas për tre blerje, Mourinho, Konate dhe Dumfries, por do të ketë edhe të tjerë. Të martën do të bëjë një ofertë zyrtare për një lojtar që luan për një klub në Champions. Do të jetë oferta më e lartë që Real Madrid ka bërë ndonjë herë për ndonjë lojtar, do të jetë një transferim rekord prej 150 milionë euro. Është një lojtar që luan në mesfushë dhe sulm, nuk luan në Premier League, nuk është as Haaland, as Doku e as Olise, por është një lojtar i kalibrit C.Ronaldo”, u shpreh Perez, por pa bërë publik emrin e lojtarit dhe ekipit ku luan.

Kaq ka mjaftuar që mediat në Spanjë të nisin garën për të kuptuar se për kë lojtar bëhet fjalë. Mes emrave të lakuar janë tre yje të PSG, Vitanha, Joao Neves dhe Doue, por nuk mungojnë as opsione si Musiala dhe Julian Alvarez, ky i fundit një objektiv edhe i Barcelonës. Ndërkohë i pyetur për grupin e lojtarëve që ka në dispozicion Real Madrid, Perez foli me fjalë të mëdha:

“Kemi lojtarë fantastik, një grup që do ta dëshironte çdo skuadër në botë. Ju siguroj që këto yje nuk do të largohet nga Reali, u shpreh Perez. Kandidati për presidentit i Real Madrid shtoi ndër të tjera se Vinicius nuk dëshiron të largohet”, ndërsa për Mbappe theksoi se është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe se është i destinuar të shkruajë me germa të arta historinë e Real Madrid.

Në lidhje me trajnerin e ri, Jose Mourinho, së fundmi reagoi zyrtarisht edhe klubi i Benfikës me këta të fundit që theksuan se Perez ka shfaqur interesim zyrtar për Mourinho-n dhe trajneri i tyre mund të largohet mbi bazën e 15 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e largimit.

Të ngjashme