Reçica viziton një ordinancë specialistike në Prishtinë, thotë se kujdesi për pacientin mbetet vlera më e lartë

Prishtinë | 05 Qer 2026 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica ka vizituar ordinancën specialistike “Alergjia – Astma” në Prishtinë.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Reçica ka shkruar se kjo ordinancë është ambient model, ku profesionalizmi, përkushtimi dhe humanizmi reflektohen në çdo detaj dhe ku kujdesi për pacientin mbetet vlera më e lartë.

Postimi i tij i plotë:

Kënaqësi e veçantë të vizitoj ordinancën specialistike “Alergjia – Astma” në Prishtinë, të mikut tim të veçantë, profesorit të nderuar dr. Dukagjin Zogaj.

Një ambient model, ku profesionalizmi, përkushtimi dhe humanizmi reflektohen në çdo detaj dhe ku kujdesi për pacientin mbetet vlera më e lartë. Me dijen, përvojën dhe punën e tij të palodhshme, Dugi përfaqëson më së miri figurën e mjekut të respektuar dhe të përkushtuar ndaj shëndetit të qytetarëve.

Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, respektin e sinqertë dhe për kontributin e çmuar që vazhdon të japë çdo ditë në shërbim të njerëzve.

Të ngjashme