Qytetarit në Mitrovicë të Veriut i vidhet zarfi me para në kafeteri

Prishtinë | 06 Qer 2026 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Një rast vjedhjeje është raportuar në mesditën e së premtes në Mitrovicë të Veriut, ku një qytetari i është marrë një zarf me para të gatshme derisa po qëndronte në një kafeteri.
Policia ka dalë me detaje për rastin në raportin 24-orësh, transmeton Klankosova.tv.

“Është raportuar se derisa ankuesi mashkull ishte duke qëndruar në një kafiteri, një person i dyshuar i panjohur kishte arritur t’i marrë një zarf mbi tavolinë ankuesit në të cilën kishte para të gatshme dhe ishte larguar në drejtim të panjohur”.
Rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”, ndërsa menjëherë është njoftuar prokurori kompetent.

Hetimet janë duke vazhduar.

Të ngjashme