Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka kujtuar 76 dëshmorët e Komunës së Mitrovicës në Ditën e Dëshmorëve, duke vlerësuar sakrificën dhe heroizmin e tyre për lirinë e vendit, raporton Ekonomia Online.
Përmes një postimi, Peci ka thënë se dëshmorët me gjakun e tyre kanë shkruar historinë e kombit shqiptar.
“6 Qershori – Dita e Dëshmorëve të Komunës së Mitrovicës. Lavdi 76 dëshmorëve nga Komuna e Mitrovicës, që me heroizmin e tyre e ngritën kombin tonë dhe me gjakun e derdhur e shkruan historinë”, ka shkruar Peci.