Kandidati për deputet nga PDK-ja, Arian Tahiri, ka shprehur mbështetje për kandidatin nga veriu, Shaqir Hetemi, duke e cilësuar si zërin e veriut në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Përmes një postimi, ai ka thënë se veriu meriton përfaqësim dhe zë në Kuvend.
“Arian Tahiri nga familja e Kadri Veselit i jep mbështetje të fuqishme 106 kandidatit nga Veriu Shaqir Hetemi. Zëri i Veriut në Kuvend! Çdo familje që voton PDK — një votë për veriun! Veriu e meriton zërin e tij në Kuvend”, ka thënë Tahiri.