92-shi i VV-së, Dr. Metë Shatri, përkrahës i arsimit dhe rinisë: Ndau bursa për studentët e dalluar

created by Polish
Prishtinë | 06 Qer 2026 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet me numër 92 nga Lëvizja Vetëvendosje, dr. Metë Shatri, prej vitesh njihet për mbështetjen e vazhdueshme ndaj të rinjve dhe studentëve.

Në vitin 2023, përmes ordinancës së tij stomatologjike “Dentline”, ai kishte ndarë 10 bursa nga 500 euro për studentët e dalluar të Universitetit të Prishtinës, duke mbështetur ata në rrugëtimin e tyre akademik.

Për këtë kontribut në përkrahje të arsimit dhe studentëve, dr. Shatri ishte nderuar me mirënjohje nga ish-rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi. “Në të vërtetë nuk ka ndonjë investim më të mirë sesa ai që bëhet te studentët, te gjeneratat e reja, andaj e çmojmë jashtëzakonisht shumë veprimin e dr. Shatrit”, theksoi rektori Qerimi.

Të ngjashme