Moti në ditën e zgjedhjeve: Vranësira, diell dhe temperatura deri në 27°C

Prishtinë | 06 Qer 2026 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Për të dielën parashihet mot kryesisht i vranët me intervale me diell në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas parashikimeve meteorologjike, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu gjatë ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë.

Të ngjashme