Llapi mbetet në Superligë, Dinamo e Ferizajt dështon në ndeshjen e jetës

Prishtinë | 06 Qer 2026 | 19:45 | Nga Ekonomia Online

Llapi ka siguruar mbetjen në Superligën e Kosovës pasi mposhti Dinamon e Ferizajt me rezultat 2:0 në ndeshjen e barazhit, duke arritur fitoren më të rëndësishme të sezonit.

Skuadra nga Podujeva e zgjidhi çështjen e fituesit që në pjesën e parë. Fillimisht realizoi Fiton Ademi, ndërsa më pas epërsinë e dyfishoi Muhamed Hyseni nga pika e bardhë, duke i dhënë Llapit një avantazh të sigurt para pushimit.

Megjithëse Dinamo e Ferizajt krijoi më shumë raste gjatë takimit dhe u shfaq mjaft kërkuese në sulm, futbollistët e saj nuk arritën të konkretizonin mundësitë e krijuara. Në anën tjetër, Llapi tregoi efikasitet maksimal dhe menaxhoi me qetësi epërsinë deri në fishkëllimën e fundit.

Me këtë fitore, Llapi siguron një tjetër sezon në elitën e futbollit kosovar, ndërsa Dinamo e Ferizajt mbetet pa ëndrrën e promovimit dhe do të duhet të presë edhe të paktën një vit për të tentuar ngjitjen në Superligë.

Të ngjashme