Të veshur elegantë dhe me stil, votojnë Lola dhe Daut Haradinaj

Prishtinë | 07 Qer 2026 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Dita e sotme shënon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, ndërsa shumë figura politike dhe publike kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës.

Mes tyre ishte edhe Lola Haradinaj, bashkëshortja e Daut Haradinaj, e cila ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa pamje nga dita e votimit.

Në fotografitë e publikuara, çifti shihet pasi ka kryer obligimin qytetar, teksa kanë pozuar së bashku me shumë stil dhe elegancë.

Lola tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj të kuruar, duke marrë komente pozitive nga ndjekësit, të cilët shpesh e komplimentojnë për elegancën dhe bukurinë e saj.

Paraqitjet e saj në rrjetet sociale janë të shpeshta dhe zakonisht zgjojnë interes të madh, pasi Lola njihet për stilin e veçantë dhe fotografitë që ndan me publikun.

Ndërkohë, qytetarët e Kosovës po votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat u shpallën pasi subjektet politike nuk arritën të gjejnë një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Të ngjashme