Janë numëruar 53.3 për qind e votave në komunën e Rahovecit, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Nga votat e numëruara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 40.32 për qind të votave.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 19.01 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 17.35 për qind.
Shumë afër LDK-së qëndron Aleanca, e cila deri në këtë fazë të numërimit ka marrë 17.34 për qind të votave, raporton Klankosova.tv.
