Ekonomia Online
FUNDIT

Pas protestës në Skenderaj, Lushtaku i falënderon qytetarët: Zëri juaj është zë i drejtësisë

Pas protestës në Skenderaj, Lushtaku i falënderon qytetarët: Zëri juaj është zë i drejtësisë

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i ka falënderuar qytetarët e kësaj komune për pjesëmarrjen në protestën e mbajtur sot në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Lushtaku ka deklaruar se qytetarët e Skenderajt dëshmuan se zëri i tyre është zë i drejtësisë, dinjitetit dhe lirisë. “Protesta madhështore ishte dëshmi e fuqisë, unitetit dhe guximit […]

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i ka falënderuar qytetarët e kësaj komune për pjesëmarrjen në protestën e mbajtur sot në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Lushtaku ka deklaruar se qytetarët e Skenderajt dëshmuan se zëri i tyre është zë i drejtësisë, dinjitetit dhe lirisë.

“Protesta madhështore ishte dëshmi e fuqisë, unitetit dhe guximit të qytetarëve të cilët nuk do të heshtin përballë kësaj padrejtësie”, ka shkruar ai.

Në fund të postimit, Lushtaku ka shkruar: “JO në emrin tim!”

Të ngjashme