Çmimet e naftës rriten pasi Irani lëshon raketa drejt Izraelit

Prishtinë | 08 Qer 2026 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Çmimet e naftës janë rritur në tregtimin e mëngjesit të së hënës në Azi, pas sulmit me raketa të Iranit ndaj Izraelit, për herë të parë që nga armëpushimi i brishtë i arritur mes dy vendeve dhe SHBA-së në prill.

Nafta e papërpunuar Brent, si referencë globale, u rrit me 2.6% duke arritur në 95.50 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane u rrit me 2.5% në 92.75 dollarë për fuçi, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Çmimet e energjisë kanë shënuar luhatje të mëdha që nga arritja e armëpushimit në prill, ndërsa gjatë javës së fundit kanë qëndruar afër nivelit 95 dollarë, teksa tregjet po vlerësojnë ndikimin afatgjatë të konfliktit në furnizimet globale të energjisë.

Të ngjashme