Numri i viktimave nga tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi Filipinet ka arritur në 15, sipas zyrtarëve të Zyrës së Mbrojtjes Civile të Filipineve.
Drejtori i zyrës lokale të mbrojtjes civile, Rodrigo Sosmena, bëri të ditur se 12 prej viktimave janë raportuar në rajonin Soccsksargen, i cili përfshin provincat South Cotabato, Sultan Kudarat dhe Sarangani, si dhe qytetin General Santos, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Sipas tij, të paktën 129 persona janë lënduar në këtë rajon si pasojë e tërmetit.
Autoritetet po vazhdojnë vlerësimin e dëmeve dhe operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura.