Arrestohet një person në Gjakovë për kanosje me armë zjarri

Prishtinë | 08 Qer 2026 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për posedim ilegal të armës dhe kanosje me armë zjarri ndaj dy qytetarëve.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 7 qershor 2026 rreth orës 19:30, pas një mosmarrëveshjeje mes palëve. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dy viktima meshkuj kosovarë.

Pas intervenimit policor, i dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga hetuesit. Me vendim të prokurorit kompetent, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Gjatë rastit, policia ka konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe 14 fishekë të kalibrit 9×19 milimetra.

Rasti është iniciuar si “Posedim ilegal i armës” dhe “Kanosje”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë duke vazhduar.

Të ngjashme