Një nxënës ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra pasi u sulmua nga majmuni i quajtur Choke.
Ekkarat Srichan, shtatëvjeçar, po luante jashtë shtëpisë së tij kur majmuni filloi ta sulmonte dhe ta kafshonte, shkruan Metro.
Fqinjët dëgjuan ulërimat e majmunit ndërsa ai vazhdonte ta sulmonte djalin e vogël.
Të afërmit mbërritën dhe gjetën Ekkaratin të mbuluar me plagë dhe majmunin e familjes me gjak që i pikonte nga dhëmbët. Majmuni ishte ende i lidhur në një shkop bambuje, por me një litar mjaftueshëm të gjatë për ta lejuar të bredhte lirshëm.
Ekkarat u dërgua me urgjencë në Spitalin Sichon, ku më vonë u shpall i vdekur në Nakhon Si Thammarat, Tajlandë më 6 qershor.
Gjyshi i djalit e liroi majmunin vrasës, të cilin e kishte shpëtuar më parë nga një anë e rrugës, por policia dhe punonjësit e kafshëve të egra tani po kërkojnë për kafshën mes frikës se mund të sulmojë banorë të tjerë.
Nëna e Ekkarat, Daranee Srichan, 27 vjeç, tha se dhëmbët e gjatë të majmunit kishin shpuar mushkërinë e djalit.
Banorët thanë se majmuni i egër njihej për agresivitetin e tij, duke rënkuar dhe duke nxjerrë dhëmbët sa herë që të huajt i afroheshin.