Në dy lagje të ndryshme të Prishtinës “Të Qafa” dhe në “Tophane”, janë vërejtur mbeturina të shumta, raporton Ekonomia Online.
Përpos në kontejner, mbeturina kishte edhe jashtë tyre.
Qytetarët në kryeqytet vazhdimisht janë ankuar për mospastrimin e mbeturinave.
Ndryshe, më 16 maj Komuna e Prishtinës më saktësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike ka filluar aksionin për largimin e mbeturinave vëllimore.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Leutrim Retkoceri atë ditë kishte deklaruar se kanë identifikuar mbi 72 lokacione me mbeturina vëllimore.
Kurse, më 24 maj komuna ka lansuar platformën digjitale “mbeturinat.com”, përmes së cilës qytetarët do të mund të kërkojnë largimin e mbeturinave vëllimore nga shtëpitë e tyre.
Platforma u prezantua nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike Leutrim Retkoceri, i cili tha se ky shërbim do të jetë falas dhe synon të lehtësojë menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet.



