Automjeti i vjedhur në Fushë Kosovë gjendet në Mitrovicën Veriore, Policia jep detaje

The man dressed in black with a balaclava on his head trying to break into the car. He uses a screwdriver. Car thief, car theft concept
Prishtinë | 09 Qer 2026 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Automjeti i vjedhur në Fushë Kosovë gjendet në Mitrovicën Veriore, Policia jep detaje

Policia e Kosovës, ka njoftuar se sot, në Mitrovicën Veriore, është ndaluar një automjet që është raportuar i vjedhur.

Në njoftim, Policia shton se, lidhur me rastin, në stacion policor, në cilësinë e të dyshuarit është shoqëruar personi A. H. (2006) drejtuesi i automjetit.

Njoftimi:

Policia në veri ndalon një automjet të raportuar si të vjedhur

Mitrovicë Veri, 09.06.2026

Me datën 09.06.2026, Qendra e Thirrjeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, ka pranuar informacion për një automjet me targa vendore, i cili ishte raportuar si i vjedhur në Fushë Kosovë.

Në lidhje me këtë informacion, janë ndërmarrë veprime operative në terren, ku si rezultat i reagimit të shpejtë dhe veprimeve profesionale të zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Mitrovicë Veri, është arritur të ndalohet automjeti në qytetin e Mitrovicës së Veriut.

Lidhur me rastin, në stacion policor, në cilësinë e të dyshuarit është shoqëruar personi A. H. (2006) drejtuesi i automjetit.

Meqenëse rasti ishte iniciuar në Fushë Kosovë, lënda i është transferuar për trajtim të mëtejmë Stacionit Policor në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, si dhe në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.

Të ngjashme