Arrestohen katër persona në Tiranë, dyshohet se shisnin armë e municion luftarak

Prishtinë | 10 Qer 2026 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka goditur një grup kriminal që shiste armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion.

Sipas policisë shqiptare, ky grup funksiononte në rajonin e Tiranës, me ç’rast edhe janë arrestuar katër pjesëtarë të grupit.

Në njoftim janë shpërndarë edhe pamje të personave ku shihet se posedojnë armët e zjarrit dhe municione të ndryshme.

Gjatë operacionit të zhvilluar nga Policia e Tiranës, janë sekuestruar shtatë armë zjarri dhe municion luftarak.

Në njoftim është bërë e ditur se hetimet lidhur me këtë rast do të vijojnë tutje.

Të ngjashme