Aksident në Besi, pesë të lënduar

Prishtinë | 11 Qer 2026 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të së enjtes në fshatin Besi të Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se në aksident ishin të përfshira tri automjete në lëvizje.

“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Besi të Prishtinës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo

Të ngjashme