U kapën me arsenal armësh në Tiranë, Gjykata lë në burg katër të arrestuarit

Prishtinë | 11 Qer 2026 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg katër personat e arrestuar nën dyshimin për trafikim armësh.

Marsel Varka, Elsaed Maqinaj, Fabian Zako dhe Kristaq Biba, ngarkohen me vepra penale të posedimit dhe shitjes së armëve.

Gjatë seancës, katër të pandehurit nuk janë deklaruar dhe kanë qëndruar në heshtje para trupit gjykues.

Ata ishin prangosur ditë më parë, duke u kapur në flagrancë nga policia shqiptarë.

Gjatë aksionit ishin sekuestruar katër pistoleta, tre kallashnikovë, municione dhe celularë.

Të ngjashme