Vdes në QKUK një person që u vetaksidentua ditë më parë në autostradën Mazgit-Fushë Kosovë

Prishtinë | 12 Qer 2026 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka vdekur viktima e një vetaksidenti trafiku që kishte ndodhur më 6 qershor të këtij viti në autostradën Mazgit-Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima kishte qenë duke u trajtuar në repartin e mjekimit intensiv, pas lëndimeve të marra në aksidentin e ndodhur rreth një javë më parë.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thotë PK.

Të ngjashme