Bledi Shkëmbi në hetime nga SPAK

Prishtinë | 13 Qer 2026 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Ish-futbollisti dhe trajneri Bledi Shkëmbi është përfshirë në zhvillimet e fundit që lidhen me Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Kjo pasi që emri i tij është lidhur me një hetim për aktivitetin e biznesit “Top Seven”, ku ai rezulton administrator.

Shkëmbi ishte paraqitur më herët në ambientet e SPAK në dhjetor të vitit 2025, ndërsa së fundmi mësohet se çështja lidhet me një aksion hetimor ku Prokuroria e Posaçme ka kryer kontrolle dhe ka vendosur masa sigurie.

Gjatë paraqitjes së tij në SPAK, ish-futbollisti u shpreh për mediat se ishte thirrur për të dhënë sqarime në lidhje me bllokimin e një automjeti. Ndërkohë, hetimet vijojnë dhe detaje të tjera pritet të bëhen publike nga organet përkatëse.

Shkëmbi, aktualisht është trajner i Strugës në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Të ngjashme