Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Prishtinë | 14 Qer 2026 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Policia shqiptare ka nisur hetimet për një rast të vekjdes së një personi në Tiranë.

Sipas njoftimit, një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në kryeqytetin shqiptar.

Policia ka njoftuar se në trupin e viktimës nuk janë hasur shenja dhune.

“Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja jete shtetasi E. K., rreth 25 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, ku paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme