Një 53-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi është kapur në flagrancë nga policia shqiptare, duke u përgatitur për të kryer vjedhje në një banesë.
Pas prangosjes, atij i është konfiskuar edhe një armë zjarri, municion dhe mjete të tjera që kanë shërbyer për të kryer vjedhjen, përfshirë dy kaçavida, një maskë e zezë, një palë doreza dhe një shumë parash.
“Si rezultat i operacionit u bë i mundur identifikimi, kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit A. K., 53 vjeç, banues në Durrës i cili po përgatitej të hynte për të vjedhur në banesën e një shtetasi. Ai u lokalizua dhe u kap ne flagrance nga shërbimet e Policisë.”, thuhet në njoftim.
Nga veprimet hetimore, sipas policisë, ka rezultuar se 53-vjeçari dyshohet të jetë autor edhe i dy rasteve të tjera të vjedhjes/tentativës për vjedhje banesash.