Sherr brenda kafazit të xhamit në sallën e Gjykatës së Posaçme në Tiranë, akuzohen për vrasjen e një personi

Prishtinë | 15 Qer 2026 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Një përplasje fizike ka ndodhur në sallën e Gjykatës së Posaçme. Mësohet se të pandehurit janë konfliktuar brenda kafazit të xhamit.

Ndërkohë kanë ndërhyrë forcat e sigurisë së gjykatës dhe burgjeve.

Euronews.al raporton se ka qenë një situatë e tensionuar brenda sallës.

Të pandehurit në procesin gjyqësor, konkretisht F.B, A.B, K.B dhe P.H janë të akuzuar për vrasjen e Renis Dobrës, ngjarje e rëndë kjo e cila ka kaluar për kompetencë në SPAK ku të pandehurit janë konfliktuar në kafaz.

Në procesin gjyqësor ishin të pranishëm gjyqtari i çështjes dhe prokurorja e SPAK.

Të ngjashme