Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar për ditën e çlirimit të tri komunave në vend, siç janë Peja, Deçani e Malisheva.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se në këtë ditë të shënuar, nderojmë guximin dhe sakrificën e trimave të UÇK-së, nga Dukagjini e Malisheva.
“Idealet e shumë patriotëve ndër breza u jetësuan para 27 vitesh, falë gjakut të dëshmorëve, sakrificës së luftëtarëve të lirisë dhe mbështetjes vendimtare të aleatëve tanë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s, që u pozicionuan përkrah një populli që kanosej nga shfarosja”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i tij i plotë:
Peja, Deçani e Malisheva sot shënojnë Ditën e Çlirimit. Në këtë ditë të shënuar, nderojmë guximin dhe sakrificën e trimave të UÇK-së, nga Dukagjini e Malisheva. Një pjesë të tyre i njoha që nga fillet e rezistencës së armatosur, ndërsa shumë prej tyre u ndanë nga ne, duke fituar përjetësinë me veprën dhe sakrificën për liri.
Idealet e shumë patriotëve ndër breza u jetësuan para 27 vitesh, falë gjakut të dëshmorëve, sakrificës së luftëtarëve të lirisë dhe mbështetjes vendimtare të aleatëve tanë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s, që u pozicionuan përkrah një populli që kanosej nga shfarosja.
Pejë, Deçan e Malishevë, urime Dita e Çlirimit!