Lëndohet mbrojtësi anglez, largohet nga Botërori

Prishtinë | 16 Qer 2026 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Anglia mori goditje në prag të ndeshjes së parë në Kupën e Botës.

Mbrojtësi Tino Livramento është larguar nga përfaqësuesesja për shkak të lëndimit të hamstringut. Në vend të tij është ftuar Trevoh Chalobah.

Mbrojtësi 23-vjeçar i Newcastlet, Livramento, mungoi në pesë xhirot e fundit të edicionit të kaluar, por u rikuperua me kohë dhe mori ftesë nga Anglia.

Lëndimi i ri, që nuk është i njëjti me të kaluarin, do të thotë se mbrojtësi i Chelseat, Chalobah, do të jetë në ekip për Botëror. Chalobah ishte në listën rezervë.

Të ngjashme