Vance: Afati 60-ditor i marrëveshjes finale me Iranin nis sot

Prishtinë | 18 Qer 2026 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëspresidenti i ShBA-së, JD Vance, tha se periudha 60-ditore për arritjen e marrëveshjes finale me Iranin siç është dakorduar në memorandumin e mirëkuptimit, nis sot.

“Do të thosha se periudha 60-ditore zyrtarisht nisi sot. U nënshkrua vonë, dhe ka mundur të nënshkruhet edhe teknikisht, për shkak të dallimit në kohë, mendoj se është nënshkruar teknikisht sot, me kohën e Iranit”, tha ai gjatë një brifingu me gazetarë të enjten në Shtëpinë e Bardhë.

Ai theksoi se ShBA-ja dhe Irani janë duke i respektuar përkushtimet e veta deri më tani.

Të ngjashme