Aksident në Elbasan, autobusi me fëmijë përplaset me veturën dhe përfundon në pikë karburantesh

Prishtinë | 18 Qer 2026 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në hyrje të qytetit të Elbasanit.

Autobusi me disa fëmijë të një ekipi basketbolli është përplasur këtë të enjte me një veturë pranë një pike karburanti.

Si pasojë e aksidentit, autobusi ka përfunduar në një pikë karburanti, duke shkaktuar dëme të shumta.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërkohë shoferi i automjetit është dërguar në spital.

Të ngjashme