Nis aksioni i shkyçjeve në Fushë Kosovë nga KRU Prishtina, paralajmërohen borxhlinjtë

Prishtinë | 23 Qer 2026 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina” ka dalë me njoftim për konsumatorët se kanë filluar me aksion intensiv të shkyçjeve për shërbimet e ujësjellësit me borxhe të papaguara.

Përfaqësuesit e ujësjellësit u bënë thirrje të gjithë konsumatorëve që të kryejnë sa më shpejt obligimet e tyre financiare, me qëllim që të shmangin shkyçjen nga rrjeti i furnizimit me ujë, si dhe procedurat përmbarimore që mund të pasojnë.

Aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim ndaj të gjithë konsumatorëve që nuk kanë shlyer detyrimet e tyre financiare.

Të ngjashme