Fushë-Kosova ngrit kapacitetet për ambientin, 4 kamionë të angazhuar për mbledhjen e mbeturinave

Prishtinë | 24 Qer 2026 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, ka njoftuar se procesi i largimit të mbeturinave në qytet po vazhdon me intensitet të shtuar, si pjesë e masave emergjente të ndërmarra nga komuna.

Sipas tij, nga sot në terren do të angazhohen katër kamionë çdo ditë për largimin e mbeturinave në zonat e ndryshme të qytetit.

“Fushë-Kosova po pastrohet. Nga sot, 4 kamionë çdo ditë në terren për largimin e mbeturinave në qytetin e Fushë Kosovës. Pas masave emergjente të ndërmarra, procesi i largimit të mbeturinave po hyn në fazën përfundimtare të zgjidhjes”, ka deklaruar Prebreza.

Ai ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe, duke theksuar se angazhimi i përbashkët është i rëndësishëm për mbajtjen e një ambienti më të pastër dhe më të shëndetshëm.

Të ngjashme