Alketa Rama transferohet te Luzerni

Prishtinë | 26 Qer 2026 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Ekipi zviceran, Luzerni ka zyrtarizuar transferimin e Alketa Ramës.

Sulmuesja 22-vjeçare ka nënshkruar kontratë me ekipin e AWSL deri në fund të sezonit 2026/27.

Aktualisht pjesë e Kombëtares së Kosovës, Rama ka kaluar nëpër akademinë e Zürichut që nga viti 2016, ndërsa sezonin e kaluar e kaloi si e huazuar tek Aarau.

Për sezonin e ri, Rama transferohet në Zvicrën Qendrore dhe do të luajë me fanellën me numrin 9.

“Luzern i uron Alketa Ramës mirëseardhje të ngrohtë dhe një fillim sa më të suksesshëm”, shkruan Luzerni në faqën e tij zyrtare.

Alketa Rama është vajza e legjendës së futbollit zviceran, me prejardhje shqiptare, Milaim Ramës.

Të ngjashme