Derisa Qeveria e Kosovës po insiston në gazifikimin e thëngjillit, ka reaguar edhe Drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti.
Ai ka bërë me dije se projekti i Qeverisë për gazifikimin e thëngjillit nuk do të arrihet kurrë.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se ai është proces është shumë i vështirë.
“Sa per qartesi…per te ardhmen….Gazifilimi i thengjillit nuk do te ndodhe kurre ne Kosove. Thene me thjeshte, nuk do te arrije askush ta beje…..”, ka shkruar ai.

Ndërsa, përmes një video të postuar në në Facebook, ministrja Rizvanolli ka theksuar se Kosova nuk është kundër LNG-së amerikane.
Por sipas Rizvanollit, me gazifikim të qymyrit do të shtohen kapacitete të reja që janë me teknologji më të avancuar e më pak ndotje.
Ajo ka theksuar se në vend të ndërtimit të gazsjellësit e infrastrukturës përcjellëse, zgjidhje më të duhur Qeveria e ka parë importimin e gazit të lëngëzuar përmes Vlorës, prodhimin e energjisë atje dhe transmetimin pa pasur nevojë për investime shtesë.