Shqipëri, dy oficerë policie vdesin brenda natës në një burg

Prishtinë | 30 Qer 2026 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Dy oficerë policie që shërbenin në burgun “Jordan Misja” në Tiranë kanë vdekur brenda natës, teksa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e kaluar dhe oficerët janë Zog Muhametaj dhe Pëllumb Vrana.

Sipas këtyre raportimeve, Muhametaj 62 vjeç, ka shërbyer si specialist informacioni me gradën komisar, derisa Vrana si teknik i kamerave.

Në informacionet e raportuara nga TCh, fillimisht Muhametajt i kishte rënë të fikët, ku atij i janë kryer veprime urgjente mjekësorë brenda burgut, e më pas është dërguar me autoambulancë për në Spitalin Ushtarak, por që më pas ka vdekur.

Ndërkohë, derisa ka qenë duke u hetuar rasti, dhe duke u shikuar kamerat e sigurisë, ka ndodhur alivanosja e zyrtarit tjetër, me ç’rast edhe Vranës i ka rënë të fikët dhe më pas edhe ka vdekur me gjithë urgjencat mjekësore që i janë bërë.

Të ngjashme